Ligjore

Politika e privatësisë

Vlen për webfaqe.pro, konsolën my.webfaqe.pro dhe aplikacionet tona. Në fuqi nga 19 tetor 2026.

1. Kush jemi

webfaqe.pro ofrohet nga Dev2Devs, kompani e regjistruar në Republikën e Kosovës. Dev2Devs është kontrolluesi i të dhënave tuaja. Kontakt: hi@webfaqe.pro.

2. Çfarë ruajmë

Përshkrimi i projektit: gjithçka që jepni në magjistar (emri i biznesit, sektori, qyteti, ngjyrat, faqet, domeni, emri juaj, emaili, telefoni, buxheti, shënimet). Llogaria: emri, emaili, fjalëkalimi si hash. Projekti: ecuria, mesazhet me ekipin, linqet. Teknike: regjistra serveri deri në 30 ditë. Pa analitikë, pa reklama, pa gjurmues.

3. Pse

Për ta ndërtuar projektin që kërkuat, për t'ju njoftuar për ecurinë me email, për faturim dhe për sigurinë e shërbimit. Baza ligjore: kontrata me ju dhe interesi ynë legjitim.

4. Ku dhe kush

Serverë në Bashkimin Evropian (Supabase, Frankfurt), emailet përmes Resend, faqja te Hostinger. Për domenin dhe publikimin në dyqane të dhënat tuaja (emri, emaili) kalojnë te regjistruesi i domenit, Apple dhe Google, në emrin tuaj. Nuk shesim të dhëna dhe nuk i japim për reklama.

5. Sa kohë

Sa zgjat projekti dhe mirëmbajtja, plus 3 vjet për detyrimet e faturimit. Llogarinë e fshini nga cilësimet; përshkrimet e dërguara pa llogari fshihen me kërkesë në hi@webfaqe.pro.

6. Të drejtat tuaja

Qasje, korrigjim, fshirje, eksport, ankesë te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës ose autoriteti juaj në BE. Zbatojmë Ligjin 06/L-082 dhe, për përdoruesit në BE, GDPR-në.

7. Cookies

Faqja ruan në shfletuesin tuaj vetëm draft-in e magjistarit (lokalisht, deri sa ta dërgoni) dhe sesionin e konsolës. Pa cookies gjurmuese.

Versioni anglisht: Privacy policy.