Rreth nesh

Njerëz nga Prishtina, me një sistem që nuk fle.

webfaqe.pro është shërbim i Dev2Devs, kompani e regjistruar në Republikën e Kosovës. Ndërtojmë webfaqe, dyqane online, aplikacione për iOS dhe Android, email dhe domen për bizneset shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë.

Faktet

  • Kush: Dev2Devs, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: hi@webfaqe.pro.
  • Çfarë: webfaqe (490 €), dyqan online (990 €), aplikacion iOS dhe Android (1.990 €), projekte të plota (nga 2.990 €). Domen, hosting dhe email vitin e parë brenda.
  • Si: klienti përshkruan projektin në pesë hapa; sistemi ynë ndërton versionin e parë në sekonda; ekipi e përsos brenda 24 orësh; klienti e ndryshon dhe e miraton në konsolën my.webfaqe.pro; paguan pas miratimit.
  • Gjuhët: shqip dhe anglisht; faqet e klientëve në çdo gjuhë.
  • Të dhënat: serverë në Bashkimin Evropian, domeni në emrin e klientit, kodi i klientit pas pagesës.

Pse ekzistojmë

Sepse një biznes i vogël në Kosovë nuk duhet të presë dy muaj dhe të paguajë dy herë për të qenë online. Teknologjia e bën pjesën e mërzitshme menjëherë; njerëzit tanë bëjnë pjesën që ka rëndësi: tekstet, fotot, strukturën, publikimin, përgjigjen në telefon.

Fillo projektin tënd