Udhëzues
Domeni, hostingu dhe emaili me emrin tënd.
Tri gjëra që çdo biznes online i ka, pak kush i kupton, dhe shumë kush i paguan dy herë.
Domeni
Adresa e faqes: biznesi-yt.com. Kushton 10–20 € në vit. Në Kosovë nuk ka ende domen kombëtar të hapur, prandaj bizneset përdorin .com, .net, .al (Shqipëri) ose .eu. Zgjidh .com nëse është i lirë: e mbajnë mend të gjithë. Rregulli i vetëm që ka rëndësi: domeni regjistrohet në emrin tënd, me emailin tënd, që të mos varesh nga askush.
Hostingu
Serveri ku rri faqja. Kushton 40–120 € në vit. Duhet të ketë certifikatë HTTPS (dryni në shfletues), kopje rezervë ditore dhe të jetë i shpejtë nga Kosova dhe Evropa. Te ne vitin e parë është brenda çmimit, pastaj pjesë e mirëmbajtjes.
Emaili me domenin tënd
info@biznesi-yt.com në vend të biznesi123@gmail.com. Klientët e marrin më seriozisht, nuk bie në spam, dhe punon në telefon dhe në kompjuter si çdo email tjetër. Kushton 0–6 € në muaj për adresë; te ne vitin e parë brenda.
Si i marr të tria
Me magjistarin shkruan domenin që e do dhe ne e regjistrojmë në emrin tënd, e konfigurojmë hostingun dhe emailin, dhe t'i dorëzojmë të dhënat e hyrjes. Pa pyetje teknike për ty.
Domeni im është i zënë. Çfarë bëj?
Provo variante: emri-ks.com, emri.al, emri-prishtine.com, ose një mbaresë tjetër. Ne të propozojmë tre të lira brenda ditës.
E kam domenin te një agjenci tjetër. A e marr dot?
Po, me transferim: kërkon kodin e transferimit (EPP) nga ata dhe ne e marrim brenda pak ditësh. Faqja nuk ndalet.