Udhëzues
Si hapet një dyqan online në Kosovë.
Pesë gjëra duhen: produktet me foto dhe çmime, mënyra e pagesës, mënyra e dërgesës, faqja vetë, dhe rregullat tatimore. Ja secila, shkurt.
1. Produktet
Emri, çmimi me TVSH, foto e qartë mbi sfond të pastër, 2–3 fjali përshkrim, variantet (madhësia, ngjyra), stoku. Për 20–200 produkte një tabelë Excel mjafton; ne e importojmë.
2. Pagesat
Në Kosovë shumica e blerësve zgjedhin pagesën në dorëzim (kesh te korrieri). Pagesa me kartelë online kërkon një llogari me bankën (Raiffeisen, TEB, ProCredit kanë zgjidhje e-commerce) ose një ndërmjetës si Stripe për klientët jashtë Kosovës. Një dyqan i mirë ofron të dyja.
3. Dërgesa
Korrierët lokalë dërgojnë në gjithë Kosovën brenda 24–48 orësh për 2–4 €. Vendos qartë në faqe: çmimi i dërgesës, koha, kthimi. Blerësit hezitojnë kur nuk e dinë.
4. Faqja
Dyqani duhet të jetë i shpejtë në telefon, me shportë të thjeshtë, me porosi që të vjen me email dhe në telefon, me kode zbritjeje dhe me lidhje me Instagram. Te paketa "Dyqan online" kjo është gjithçka brenda, 990 €, me domen, hosting dhe email vitin e parë.
5. Tatimet dhe fiskalizimi
Shitjet online janë shitje si çdo tjetër: fatura ose kupon fiskal, TVSH nëse je i regjistruar (pragu 30.000 € qarkullim), deklarimi te ATK. Nga 2026 kuponi fiskal mund të lëshohet nga softuer i certifikuar, jo vetëm nga arkë fizike. Flit me kontabilistin tënd para se të hapësh.
Sa zgjat dhe sa kushton
Me produktet gati, versioni i parë i dyqanit del për miratim brenda 24 orësh. Çmimi fiks 990 €, paguhet pas miratimit. Pas vitit të parë, hostingu dhe mirëmbajtja 29 € në muaj.
A mund të shes jashtë Kosovës?
Po. Për diasporën në Zvicër, Gjermani dhe Austri pagesa me kartelë përmes Stripe dhe dërgesa me DHL ose Posta e Kosovës. E konfigurojmë ne.
A kam nevojë për biznes të regjistruar?
Për të shitur rregullisht, po: biznes individual ose SH.P.K. në ARBK, numër fiskal te ATK. Faqen mund ta ndërtojmë ndërkohë.