Udhëzues

Sa kushton një webfaqe në Kosovë?

Përgjigja e shkurtër: një faqe prezantuese kushton 300–800 €, një dyqan online 800–2.000 €, një aplikacion mobil 1.500–5.000 €. Më poshtë çfarë fshihet pas këtyre shifrave.

Çmimet në treg, 2026

Në Kosovë dhe Shqipëri një webfaqe prezantuese (ballina, shërbimet, rreth nesh, kontakti) kushton zakonisht 300–800 € te një freelancer dhe 800–1.500 € te një agjenci. Një dyqan online me pagesa me kartelë kushton 800–2.000 €. Një aplikacion mobil për iOS dhe Android fillon nga 1.500 € dhe shkon lehtë mbi 5.000 € kur ka llogari klientësh, pagesa dhe panel.

Te webfaqe.pro çmimet janë fikse dhe publike: 490 € webfaqe, 990 € dyqan online, 1.990 € aplikacion, me domen, hosting dhe email për vitin e parë brenda. Paguan kur e miraton, jo më parë.

Çfarë duhet të përfshijë çmimi

  • Domeni (10–20 € në vit) i regjistruar në emrin tënd, jo në emrin e agjencisë.
  • Hostingu me certifikatë HTTPS dhe kopje rezervë (40–120 € në vit).
  • Email me domenin tënd: info@biznesi-yt.com, jo gmail.
  • Përshtatja për telefon: mbi 70 % e vizitorëve në Kosovë hapin faqen nga telefoni.
  • Tekstet: kush i shkruan? Një faqe me "lorem ipsum" nuk shet.
  • Google: titujt, përshkrimet, shpejtësia, harta.

Çfarë paguhet çdo vit

Domeni, hostingu dhe emaili: 60–150 € në vit, ose një mirëmbajtje mujore (te ne 29 € në muaj, me ndryshime të vogla brenda). Tarifat e Apple (99 $ në vit) dhe Google (25 $ një herë) për aplikacionet paguhen në emrin tënd.

Tri gabimet që kushtojnë dy herë

  1. Domeni në emrin e dikujt tjetër. Kur ndërron agjenci, humbet emrin. Kërko që domeni të jetë i yti që ditën e parë.
  2. Platformë me abonim mujor "pa kod". 20–40 € në muaj, çdo muaj, përgjithmonë, dhe faqja nuk është e jotja.
  3. Pa afat. "Dy javë" bëhen dy muaj. Kërko afat me shkrim; te ne versioni i parë del për miratim brenda 24 orësh.

Sa shpejt mund ta kem?

Me magjistarin tonë faqja e parë del në sekonda nga përgjigjet e tua, dhe ekipi e përfundon brenda 24 orësh. Dyqani dhe aplikacioni marrin të njëjtën kohë për versionin e parë; publikimi në App Store varet nga Apple (1–3 ditë).

A mund ta bëj vetë falas?

Po, me platforma si Wix ose Canva, nëse ke kohë dhe nuk të pengon abonimi mujor dhe reklama e tyre. Për një biznes që do klientë, një faqe e bërë nga njerëz, me domen të vetin, kthehet shpejt.

A paguaj paraprakisht?

Te webfaqe.pro jo. E sheh faqen, kërkon ndryshime, e miraton, pastaj paguan.

A është faqja e imja?

Po. Domeni regjistrohet në emrin tënd dhe kodi e përmbajtja janë të tuat pas pagesës.

Shiko faqen tënde të parë tani